Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermani

Vlerat ditore janë ulur dhe reshjet kanë kapluar disa pjesë të Evropës, e sidomos Gjermaninë dhe Zvicrën.

Siç raportohet, bora ka mbuluar Bernin e Zvicrës ku kufiri i reshjeve të borës është midis 500 dhe 900 metra.

Mot i ftohtë thuhet të jetë edhe në vende tjera si Cyrih dhe Wettswil, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

E me sa duket një rikthim pranveror nuk është në dukje aktualisht as në Gjermani.

Shërbimi gjerman i motit paralajmëron për fjolla bore deri në 400 m në vende si Bavaria dhe Baden-Württemberg,

Tashmë në të dy shtetet pritet të mbizotërojë mot i freskët me vranësira dhe reshje shiu dhe bore.

Shkaku i rrugëve të rrëshqitshme nga bora shoferët janë paralajmëruar të kenë kujdes gjatë vozitjes.

Marketing