Borelli e krahason shkatërrimin e Gazës me Gjermaninë e Luftës së Dytë Botërore

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha se shkatërrimi i ndërtesave në Gaza, ngjason ose është edhe më i madh se shkatërrimi që pësoi Gjermnia gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Marketing

Ai gjithashtu dënoi sulmin e Hamasit, por theksoi se operacionin e Izraelit e sheh si disproporcional sa i përket vdekjeve civile dhe dëmtimit të pronës dhe infrastrukturës civile.

“Vuajtja njerëzore përbën një sfidë të paprecedentë për komunitetin ndërkombëtar”, deklaroi Borell.

“Viktimat civile janë midis 60 dhe 70 për qind të vdekjeve të përgjithshme dhe 85 për qind e popullsisë është e zhvendosur brenda vendit”, shtoi ai, raporton Al Jazeera.

Marketing