Boris Johnson ishte pranë vdekjes, ua dedikon jetën mjekëve

Boris Johnson ishte pranë vdekjes dhe luftoi me korornavirusin falë një terapie të mirë intensive. Kështu shkruan Daily Mail, duke cituar miqtë e Kryeministrit Britanik. Ky I fundit u ka thënë atyre se jetën ua dedikon mjekëve dhe infermierëve në spitalin “St Thomas”, për të cilët mësohet të jetë shprehur: “Nuk do mundem t’i falënderoj sa duhet”.

Marketing

Në një moment gjendja e Kryeministrit Johnson u rëndua aq shumë, sa kabineti hyri në lutje për të. Ndërkohë që në spital, ajo që i ofroi mbështetje ishte e fejuara e tij, e cila i dërgoi një letër bashkë me ekon e fëmijës që pritet të vijë në jetë. Mediat britanike shkruajnë se në fakt, lufta e kryeministrit me sëmundjen kishte nisur tre ditë para se ai të shtrohej në spital. Tashmë gjendja e tij është e mirë.

Marketing