Borisov uron ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë: Hap i guximshëm

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov i dërgoi urim Maqedonisë për shkak të ratifikimit të Marrëveshjes me Greqinë, duke vlerësuar se ai hap është “i guximshëm dhe paraqet kthesë”.

Marketing

“Ditët në vijim janë kyçe jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për Ballkanin Perëndimor. U bëj thirrje të gjithë miqve nga BE-ja të marrin pjesë në përpjekjet me qëllim të një Evrope më stabile dhe më të sigurt”, porositi Borisov në Twiter.