Borisov: Vendet e Ballkanit Perëndimor treguan se veprojnë në mënyrë evropiane

Me nënshkrimin e deklaratave për Agjendën e gjelbër për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e përbashkët rajonal, vendet e rajonit treguan se tashmë mendojnë dhe veprojnë në mënyrë evropianë në aspektin e ekologjisë, ekonomisë dhe konkurrencës jolojale, deklaroi kryeministri bullgari, Bojko Borisov në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev dhe kancelaren gjermane Angela Merkel në Samitin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Sofje.

Marketing

Borisov theksoi se vetëm një vit më parë gjatë presidencës së Bullgarisë me BE-në, të gjithë liderët e BE-së dhe Ballkanit u bashkuan dhe ripohuan rrugën drejt perspektivës së të gjithë rajonit, jo vetëm të Ballkanit Perëndimor.

“Këto 3.3 miliardë euro plus nëntë miliardë euro të reja ofrojnë një mundësi për projekte të mëdha infrastrukturore në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe atë që kemi ëndërruar gjithmonë, unifikimin në të gjitha fushat, siç është fusha digjitale, transportuese dhe kulturore”, tha Borisov.

Me nënshkrimin e deklaratës për një treg të përbashkët rajonal, Borisov theksoi se 20 milionë njerëz nga Ballkani do të mund të kenë standard më të lartë dhe, siç tha do të mund t’i mbajmë të mbeten në rajon.

Marketing