Ballina Lajme Kosovë Borrell: Fatkeqësisht s’ka marrëveshje, palët vendosnin parakushte

Borrell: Fatkeqësisht s’ka marrëveshje, palët vendosnin parakushte

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka pranuar që sot s’ka pasur marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, përkundër planit të propozuar nga pesëshja evropiane.

Marketing

Sipas Borrellit, Bashkimi Evropian ka pranuar një plan serioz evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por liderët e Kosovës dhe Serbisë s’arritën marrëveshje si shkak të parakushteve që ia kanë vendosur njëra – tjetrës.

“Do të insistojmë në punën për të arritur një marrëveshje, por kjo ka qenë e pamundur pasi që ato kanë vendosur parakushte që nuk ia kanë pranuar njëra-tjetrës”, tha Borrell, njofton Klankosova.tv.

Ai më tej tha se rruga e vetme për të ecura përpara është dialogu, dhe sipas tij, rruga evropiane kërkon normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Marketing
Exit mobile version