Borrell: Përpjekje kolektive për të ndaluar luftën në Gaza

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka bërë thirrje për një përpjekje të re kolektive për të ndaluar luftën në Gaza dhe përfundimisht për të bërë objektivin e përbashkët të unionit që dy shtete, Palestina dhe Izraeli, të jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri.

Marketing

Borrell ndau vërejtjet në platformën X ndërsa ndoqi një takim të nivelit të lartë në Madrid me liderët e BE-së dhe Lindjes së Mesme të fokusuar në zbatimin e një zgjidhjeje me dy shtete.

Në përgjigje, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, akuzoi Borrell-in për nxitjen e “anti-semitizmit dhe urrejtjes ndaj Izraelit”.

Katz kritikoi kryediplomatin në largim të BE-së, duke thënë: “Në vend që të shtyjë Bashkimin Evropian që t’i bashkohet sanksioneve të vendosura ndaj Iranit, Borrell mbështet krijimin e një shteti terrorist palestinez”.  https://x.com/JosepBorrellF/status/1834613048759226535?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1834613048759226535%7Ctwgr%5E7ab688447670ac7968b9b9c575f03aeed3f3eb07%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.vizionplus.tv%2Fborrell-perpjekje-kolektive-per-te-ndalur-luften-ne-gaza%2F

Marketing