Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borell mbërrin sot për vizitë zyrtare në Beograd ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren, Ana Bërnabiq.
Në prag të ardhjes në Beograd, Borrell ka deklaruar se personalisht do ta udhëheq dialogun në Bruksel dhe do të jetë bashkëbiseduesi kryesor për qeveritë në Serbi dhe Kosovë, raportojnë mediat serbe.
Borrell gjatë ditës së enjte kishte qëndruar për vizitë në Kosovë ku dërgoi porosinë se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor.
Sa i përket pavarësisë së Kosovës, ai ka thënë se është qëndrim i veçuar i secilit anëtar të BE-së.
“Ekzistojnë pesë shtete evropiane që nuk e njohin Kosovën dhe detyra ime nuk është t’i bind që ta njohin. BE-ja e njeh Kosovën, unë përfaqësoj BE-në dhe jo një shtet andaj sillem si përfaqësues i Bashkimit”, theksoi ai.