Boshnjakovski: Nuk ka vend për frikë për shkak të bakteres MRSA, janë ndërmarrë të gjithat masat e nevojshme

Pas kontrolleve të bëra të të punësuarve nuk ka vend për frikë në lidhje me rastet e zbuluara të infektimit me bakterin MRSA në shkollën fillore në Butel dhe në kopshtin e fëmijëve në Çair, deklaroi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski.

Marketing

“Dëshirojmë të potencojmë se absolutisht nuk ka vend për kurrfarë frike. Bëhet fjalë për baktere të grupit bakteret stafilokone. Sipas analizave të bëra nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, si dhe nga rezultatet e Qendrës për Shëndet Publik, ky lloj i bakteres kurohet me medikamente të rregullta dhe me pomadë të thjeshtë antibakteriale. Njëkohësisht nga ana e ISHSSH tashmë janë ndërmarrë të gjithat masat e nevojshme dhe në shkollën dhe në kopshtin e fëmijëve, është zbatuar dezinfektim, pastrim mekanik i hapësirave dhe të gjitha masat e tjera sipas protokollit gjatë paraqitjes së çfarëdo lloj baktere. Nuk ka nevojë për mbylljen as të shkollës, e as të kopshtit të fëmijëve”, tha Boshnjakovski.

Ai përkujtoi se në shkollën në Butel rasti i vetëm me MRSA është regjistruar më 22 shkurt, dhe të gjitha kontrollet e tjera nga kjo shkollë ishin negative, përderisa në kopshtin e fëmijëve në Çair kjo baktere ishte konfirmuar te tre fëmijë të moshës mes pesë dhe gjashtë vjet. Ishin bërë kontrolle parandaluese te 36 fëmijë, dy edukatore dhe një punonjëse për higjienë dhe të gjitha janë negative. Fëmijët e infektuar me këtë baktere janë në mjekim shtëpiak.

Marketing