Ballina Aktuale Boshnjakovski: Po tentojmë t’i tejkalojmë parregullsitë dhe gabimet në lidhje me Ligjin...

Boshnjakovski: Po tentojmë t’i tejkalojmë parregullsitë dhe gabimet në lidhje me Ligjin e gjuhëve

Qeveria nuk punon sipas parimit të dënimeve por në frymën e bashkëpunimit, miqësisë dhe mirëkuptimit. Ekzistojnë parregullsi dhe gabime lidhur me Ligjin për gjuhët të cilat po tentojmë t’i tejkalojmë dhe përmirësojmë, porositi sot në konferencë shtypi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Marketing

Këtë e tha në konferencën e sotme për shtyp duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse do të pasojë dënim për zëvendëskryeministrin e obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, pasi para ca kohësh nuk ka dashur gazetarëve t’u përgjigjet në gjuhën maqedonase kur e ka promovuar Agjencinë për zbatimin e Ligjit të gjuhëve.

Osmani të hënën pati takim në Qeveri me përfaqësues të Grupit punues ndërdikasterial për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe me drejtorin e Agjencisë për zbatimin e Ligjit, Ylber Sela me ç’rast theksoi se sfida më e madhe në lidhje me Ligjin do të jetë përkthimi, pasi ka institucione me sasi të mëdha të përkthimeve të cilat duhet të bëhen në bazë ditore dhe të cilat duhet të jenë sipas standardeve më të larta.

Exit mobile version