Fatmirësisht, sulmuesi legjendar i Italisë, Salvatore Schillaci, i njohur si Totò, është në gjendje të qëndrueshme në një spital në Palermo.

Familja e tij ka lëshuar një deklaratë të shkurtër mbrëmjen e së dielës përmes profilit të tij zyrtar në Instagram, duke sqaruar se 59-vjeçari ndodhet në gjendje stabile.

Ish-futbollisti i Juventusit, Interit dhe Kombëtares Italiane u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në janar 2022 dhe i ishte nënshtruar dy herë operacionit.