Ballina Sport Bota e futbollit në zi, vdes legjenda holandeze e Barcelonës

Bota e futbollit në zi, vdes legjenda holandeze e Barcelonës

Ish-mesfushori holandez, Johan Neeskens ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Marketing

Neeskens, i cili shënoi 17 gola në 49 paraqitje ndërkombëtare për Holandën, triumfoi në karrierë në moshën 23-vjeçare si lojtar dhe më vonë pati disa role të spikatura si trajner.

I njohur gjerësisht si një nga futbollistët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë, Neeskens, përkrah Johan Cruyff, ishte pjesë e skuadrës së Ajaxit që fitoi tre Kupa Europiane në fillim të viteve 1970 dhe ishte pjesë e kombëtares holandeze që arriti në finalet e njëpasnjëshme të Kupës së Botës në 1974 dhe 1978.

Neeskens fitoi gjithsej 14 trofe në karrierën e tij, duke përfshirë trofetë e Kupës së Mbretit dhe Kupës së Fituesve të Kupës me Barcelonën dhe dy tituj të Ligës së Futbollit të Amerikës së Veriut me Neë York Cosmos.  https://x.com/OnsOranje/status/1843287413009031290?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1843287413009031290%7Ctwgr%5Ea51be773d5913e7a3246009e31d61f4ec12602bc%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.vizionplus.tv%2Fbota-e-futbollit-ne-zi-vdes-legjenda-holandeze-e-barcelones-emri%2F

Më pas ai mbajti role menaxheriale në klubin zviceran FC Zug, NEC Nijmegen të Holandës dhe skuadrën afrikano-jugore Mamelodi Sundoëns, ndërsa gjithashtu mbajti role asistent me Holandën , Australinë, Barcelonën dhe Galatasaray.

Marketing
Exit mobile version