Bota shënon Ditën e AIDS-it, në kohën e pandemisë COVID-19

Në kohën kur bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, sot kujtojmë ditën ndërkombëtare të HIV/AIDS.

Marketing

Të dhënat e reja, të publikuara në këtë ditë, tregojnë se diagnostikimet e reja në vendet e BE kanë rënë me 9% që prej 2010-s. Rastet më të shumta po evidentohen në Europën Lindore, veçanërisht Rusi dhe Ukrainë.

Por Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se numri i rasteve ta padiagnostikuara me HIV, po rritej. Sipas saj, duhen mesatarisht 3 vjet që një person i infektuar, të konfirmohet me HIV, çka rrit rrezikun e transmetimit.

Në rang global numri i infektimeve me HIV ka rënë me 23% që prej 2010, ndërsa vdekjet janë 39% me pak.

OBSH ka theksuar sot shumica e programeve kundër HIV-it, janë përballur me periudhën më të vështirë këtë vit si pasojë e pandemisë.

Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se jeta e personave me HIV/AIDS është prekur rëndë nga pandemia e COVID-19.

“Drejtor i OBSH ka prova që sugjerojnë se njerëzit e që jetojnë me HIV, mund të kenë rrezik të shtuar të preken rëndë ose të vdesin nga COVID-19. Rreziku është shtuar edhe nga ndërprerjet e trajtimit të personave të infektuar”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Aktualisht, më shumë se 38 milionë persona në gjithë botën janë të infektuar me HIV. HIV/AIDS ka vrarë rreth 33 milionë persona prej kur ka shpërthyer më 1980. Dita Botërore e AIDS-it është përcaktuar të jetë 1 Dhjetori, nga viti 1988.

Marketing