BPRM: Sektori bankar vitin e kaluar stabil, bankat u kanë dhënë më shumë kredi amvisërive

Sistemi financiar i Maqedonisë vitin e kaluar ka punuar në mjedis më të favorshëm krahasuar me vitin 2016, duke e mbajtur stabilitetin e tij dhe punën e papenguar në të gjitha segmentet.

Marketing

Këtë e konkludoi Këshilli i BPRM-së, sot duke e miratuar sot Raportin për stabilitet financiar në Republikën e Maqedonisë në vitin 2017.

Është potencuar se në vitin 2017, bankat mbeten faktori më i rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit të sistemit të tërësishëm financiar dhe institucioneve të caktuara financiare. Gjatë vitit të kaluar, nuk ka ndryshime të mëdha lidhur me ekspozimin e sistemit bankar ndaj rreziqeve të punës. Rreziqet prej kredive jofuksionale nuk janë të mëdha, duke e pasur parasysh se bankat sigurojnë nivel të lartë të mbulimit me rregullimin e vlerës, me ç’rast mospagesa eventuale e tërësishme e tyre nuk do ta prishte solvencën e bankave.

Në kumtesë theksohet se në Raport është potencuar se vitin e kaluar erdhi deri tek përmirësimi i solvencës të sistemit bankar, me ç’rast norma adekuate e kapitalit arriti 15,7 për qind. Likuiditeti i sistemit bankar është i volitshëm, ku në vitin 2017, mjetet likuiduese janë ruajtur në nivel që mundësoi kryerje të papenguar të aktiviteteve afariste të bankave.

Në raport përmendet edhe se përvoja e bankave tregon rreziqe më të mëdha nga sektori bashkëpunues, kundrejt amvisërive, për ç’arsye është gjithnjë e më i madh interesi i tyre për mbështetjen kreditore pikërisht të amvisërive.

Interesi më i madh i bankave për mbështetje kreditore të amvisërive, siç njoftojnë, është mbështetur edhe në kërkesën e rritur për kredi para së gjithash në sferën e kreditimit banesor, realizimet e volitshme në tregun e punës dhe pritjet e volitshme të konsumatorëve në pikëpamje të papunësisë dhe gjendjes financiare. Stimul për kreditimin më të madh të amvisërive paraqet edhe pagesa solide dhe cilësia e mirë e portfolios së bankave ndaj amvisërive, që shqyrtohet përmes normës së ulët dhe stabile të kredive funksionale nga 2,4 për qind.

Gjatë shqyrtimit të Raportit, kujdes i veçantë i është kushtuar edhe sigurimit pensional të financuar kapital dhe të sektorit të sigurimit, si dy segmente të ardhshme më të mëdha nga sistemi financiar.

Në Raport konkludohet se sigurimi pensional i financuar kapital dhe sektori i sigurimit nuk krijojnë rreziqe për stabilitetin financiar.

“Fondet pensionale hyjnë në vitin e tridhjetë nga themelimi i tyre dhe ende nuk kanë detyrime më të mëdha në bazë të pagesës së pensioneve, ndërsa gjithashtu edhe zbatojnë strategji konservative të mjeteve të grumbulluara. Shoqatat për sigurim karakterizohen me solvencën dhe likuiditetin e lartë”, thonë në kumtesë.

Në Raport është theksuar se nevojitet t’i kushtohet kujdes i veçantë shoqërive financiare të cilat gjerësisht janë të pranishme dhe lehtë të qasshme, për shkak të rritjes së mundshme të detyrimit të shtrenjtë të shfrytëzuesve të kredive të tyre.

Në Raport, është potencuar se BPRM-ja edhe më tej mbetet e përgatitur që t’i ndërmerr të gjithë masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit të kursit devizor në drejtim të mirëmbajtjes së stabilitetit të çmimeve si qëllim i saj themelor, por edhe si mbështetje e stabilitetit financiar si qëllim i dytë i saj i konfirmuar ligjor.

Në seancë, Këshilli e shqyrtoi dhe solli edhe Vendimin e ri për metodologjinë për menaxhim me rrezikun kreditor, i cili është përpunuar në drejtim të harmonizimit të rregullativës vendore me kërkesat e standardit ndërkombëtar për raportim financiar MSFI 9, si dhe me dispozitat nga standardet evropiane të sjella nga ana e Organit bankar evropian dhe Banka e Evropës Qendrore, para së gjithash lidhur me definimin e jofunksionalitetit dhe ekspozimeve kreditore të restruktuuara. Ky Vendim do të zbatohet nga 1 korriku i vitit të ardhshëm.

Marketing