Bracelona dënohet nga UEFA për ndeshjen ndaj PSG-së

Barcelona është dënuar nga UEFA me një gjobë prej 25 mijë eurove, për shkak të sjelljeve raciste.

Marketing

Më 10 prill, policia e Parisit tha se kishte marrë në pyetje dy persona pasi në mediat sociale u publikuan video të një mbështetësi që bënte zhurmë majmuni dhe një tjetër që bënte përshëndetje naziste në Parc des Princes, shkruan IndeksOnline.

“Organi i Apelit i UEFA-s ka vendosur të gjobisë FC Barcelonën me 25,000 euro dhe të ndalojë FC Barcelona që t’u shesë bileta tifozëve të saj jashtë vendit për ndeshjen e radhës të kompeticionit të UEFA-s, për sjelljen raciste të tifozëve të saj. Ndalimi i përmendur për shitjen e biletave për tifozët e saj largohet pezullohet për një periudhë prove prej një viti, duke filluar nga data e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e UEFA-s.

Kujtojmë që Barcelona është eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi PSG fitoi me rezultat të përgjithshëm 6-4.

Marketing