Brad Pitt i hyn biznesit të modës, një këmishë e tij kushton mbi 1600 dollarë

LOS ANGELES, CALIFORNIA - SEPTEMBER 18: Brad Pitt attends the premiere of 20th Century Fox's "Ad Astra" at The Cinerama Dome on September 18, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Amy Sussman/Getty Images)

Brad Pitt foli për kompaninë e tij të re “God’s True Cashmere” dhe për historinë e linjës së veshjeve të prodhuara në Itali, për të cilën u frymëzua së bashku me stilistin e bizhuterive Sat Harry.

Marketing

Duke folur për revistën American Vogue, aktori 58-vjeçar tha se ishte i apasionuar pas projektit.

Linja e veshjeve u lançua në vitin 2019 dhe filloi të shiste këmisha me kuadrate një vit më vonë, dhe së fundmi debutoi në dyqanin Selfridges të Londrës. Bashkëpunimi i aktorit dhe stilistes erdhi kur ata kuptuan se kishin një dëshirë të përbashkët për të nisur një biznes të bazuar në pëlhura të buta.

Sat Harry në një intervistë tregoi historinë që qëndron pas krijimit të markës duke thënë se lindi pas një batute të Brad Pitt i cili kishte veshur lesh kashmiri jeshil dhe tha: Kam nevojë për më shumë butësi dhe gjelbërim në jetën time.

“Është e çuditshme sepse në fakt i thashë një stilisti se doja më shumë lesh Kashmiri jeshil dhe butësi në jetën time”, shtoi më vonë aktori.

“Ne filluam të argëtoheshim me të dhe zgjeruam idenë.”

“Koleksioni i veshjeve, me çmime që fillojnë nga 1640 dollarë për këmisha me mëngë të gjata me kopsa, fokusohet në detaje, ku secila këmishë përmban njëmbëdhjetë kopsa dhe shtatë në pjesën e përparme që i referohen shtatë çakrave të trupit,” shpjegon Sat Hari.

Megjithatë, butonat nuk janë bërë nga materiale të tilla si plastika, por nga gurë të çmuar dhe gjysmë të çmuar si smeraldi, të cilët përfaqësojnë konceptet e pasurisë, dashurisë dhe mençurisë.

“Leshi i kashmirit ka elegancë, cilësi dhe rehati. Është gjithashtu diçka që mund ta ruash për gjithë jetën diçka që mund ta kalosh dhe të bëhesh një trashëgimi”, thonë bashkëthemeluesit e markës.

Marketing