Ballina Lajme Botë Brazili do të ndajë 356 milionë dollarë për vaksinën kundër koronavirusit

Brazili do të ndajë 356 milionë dollarë për vaksinën kundër koronavirusit

Presidenti brazilian Zhair Bolsonar ka dhënë dekret i cili parashikon të ndahen 356 milionë dollarë për blerjen dhe prodhim e vaksinën potenciale kundër koronavirusit , që e zhvillon kompania “AstraZeneka” dhe hulumtues nga universiteti i Oksfordit.

Marketing

Ushtruesi i detyrës ministër i Shëndetësisë i Brazilit, gjenerali Eduardo Pauselo tha se vaksina mund të jetë e qasshme për brazilianët deri në dhjetor të këtij vitit apo janar të vitit 2021.

“Vaksina është zgjidhje t’i jepet fund pandemisë”, tha Pauselo.

Kompania “AsteraZeneka” konsiderohet e favorizuar në garën globale të gjendet vaksinë efikase kundër koronavirusit.

Pauselo tha se Brazili fillimisht do të marrë 100 milionë doza, që do të mundësojë vaksinimin e gjysmës së popullsisë së vendit, ndërsa pastaj do të fillojë me prodhimin e vaksinës në nivel lokal.

Marketing
Exit mobile version