Brazili ka tashmë 400 mijë viktima si pasojë e COVID-19

Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 në Brazil ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë, njëherësh shifra e dytë më e lartë në botë; derisa vendi vazhdon të luftojë me programin e tij të vaksinimit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, vendi raportoi rreth 3,000 të vdekur brenda 24 orëve të fundit, derisa në fillim të muajit prill u arrit një kulm prej më shumë se 4,000 viktimash.

Mesatarja 14-ditore e viktimave dhe e rasteve mbetet e lartë, por është parë një rënie e lehtë.

Marketing

Si pasojë e situatës aktuale, Kongresi ka hapur një hetim për sa i përket menaxhimit të pandemisë nga qeveria.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, i cili është shprehur shpesh kundër bllokimeve, maskave, po përballet me kritika të gjera.

Përhapja është nxitur nga variante më të transmetueshme të virusit dhe nga mungesa e masave të koordinuara kombëtare.