Bregu: Ballkani Perëndimor duhet të jetë prioritet gjeopolitik i BE-së

Ballkani Perëndimor duhet të jetë prioritet gjeopolitik i Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër edhe rajoni duhet të tejkalojë vetveten në përpjekjen që të bëhet partner cilësor në procesin e zgjerimit, deklaroi sot sekretarja e përgjithshme e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (KRB) Majlinda Bregu, në mbledhjen e Grupit punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore.

Marketing

Siç bëjnë të ditur në kumtesë, në takimin joformal të mbajtur në Sarajevë dhe i thirrur nga Rumania, e cila është kryesuese me BE-në dhe BeH, e cila është kryesuese me Procesin për Bashkëpunim, Bregu theksoi se bashkëpunimi rajonal është arritja më e rëndësishme e Ballkanit Perëndimor dhe deri më tani janë realizuar dy punë të dobishme.

“Ky është stabiliteti, edhe pse shpesh  është përdorur shumë, por edhe më tutje është fjalë kyçe për rajonin dhe ‘Hapësirën rajonale ekonomike’, i  cili sjell përparësi të ndryshme praktike të cilat reflektohen në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha Bregu.

Për atë se ajo hapësirë rajonale ekonomike dhe bashkëpunim sjellë dobi, pajtohen 72 për qind të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, nënvizoi Bregu, duke shtuar se edhe më tutje kanë përpara një rrugë të gjatë me shumë sfida, se si ai bashkëpunim të thellohet. Ajo shtoi se është fakt edhe se zgjerimi i BE-së ka ndikim të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në takimin në Sarajevë morën pjesë drejtorët politikë të vendeve anëtare në Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, ndërsa janë shqyrtuar mënyrat se si më së miri të shfrytëzohet struktura e deritanishme dhe arritjet në bashkëpunimin rajonal në EJL-së, në aspekt të procesit të integrimit evropian dhe euroatlantik

Marketing