Brenda tuneleve nën Kongresin e SHBA, ku u strehuan politikanët gjatë trazirave (FOTO)

Një rrjet i panjohur tunelesh të fshehura nën ndërtesën e Capitol Hill në Uashington, ishin dje rruga e shpëtimit për politikanët dhe stafin e Kongresit amerikan, pas hyrjes së dhunshme të protestuesve pro-Trump.

Marketing

Mbështetësit e zemëruar të Donald Tramp thyen barrikadat duke hyrë në Dhomën e Senatit, teksa politikanët u shoqëruan nga rojet drejt vendeve të sigurta me anë të rrjetit të tuneleve të nëndheshme.

Teksa dritaret e Capitol Hill thyheshin dhe oficerët ishin gati të përdornin armët, zyrtarët vunë në zbatim planin e hartuar kohë më parë për evakuimin e të zgjedhurve nga tunelet nën ndërtesë.

Vetëm disa javë më parë siguria e Capitol Hill kishte përditësuar planin e veprimit në rast të dhunës në lidhje me ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden si presidenti i 46-të i SHBA.

Policia e Capitol Police paralajmëronte stafin: “Nëse jeni në ndërtesën Cannon, merrni kalimin e shpëtimit dhe raportoni në Tunelin Jugor që të lidh me ndërtesën Longworth.”

Sipas raportimeve, në trazirat e djeshme një grup politikanësh dhe gazetarësh kishin mbetur të izoluar në katin e dytë të ndërtesës, të cilët u drejtuan nga personeli i sigurisë në shkallët e fshehta drejt tunelit të sigurisë dhe më pas jashtë ndërtesës.

 

Në fakt një rrjet i gjerë tunelesh ligj disa ndërtesa administrative të zonës së Capitol Hill, madje me një linjë të vogël hekurudhore. Ato janë ndërtuar në 1912 dhe përdoren vetëm nga anëtarë të Kongresit dhe disa të ftuar të veçantë.

Kalimi i nëndheshën u përdor dje nga politikanët, dhe nuk është një tunel dosido, pro i pajisur me zyrë postare, kafene e madje me një galeri të vogël arti.

Disa dyqane “Fast food” gjenden në të ku politikanët mund të marrin ushqim mes takimeve të tyre.

Dje për politikanët e panikosur nuk kishte kohë për kafe apo ushqim, pasi me maskat e gazit në fytyrë ata i largoheshin kaosit që mbretëronte sipër kokave të tyre.

 

 

 

Marketing