Ballina Aktuale Brenda vitit kanë kërkuar të largohen nga vendi 163 mjekë

Brenda vitit kanë kërkuar të largohen nga vendi 163 mjekë

Nga Janari deri në dhjetor të vitit që po lëmë pas 163 mjekë kanë kërkuar vërtetime nga Oda e Mjekëve për të dalë jashtë vendit. Të dhënat zyrtare të Odës së Mjekëve tregojnë se gjatë 5 viteve të fundit numri i mjekëve që kanë kërkuar të migrojnë ka arritur gjithsej në 794. Provimin për mjek gjatë 5 viteve të shkuara, e kanë kaluar 1.820 mjek ndërsa vetëm në vitin 2019, me licenca janë pajisur 398 studentë të mjekësisë të cilët kanë marrë titullin mjek . Megjithatë, Oda e Mjekëve publikoi edhe shifra optimiste të cilat tregonin se 100 nga 171 mjekët nga sesioni i parë i provimit, janë shprehur se punësimin e tyre do ta kërkojnë në Maqedoni.

Marketing

Ikja e Mjekëve ndër vite:

Në vitin 2015 – 171

Në vitin 2016 – 162

Në vitin 2017 – 120

Në vitin 2018 – 178

Në vitin 2019 – 163

Exit mobile version