Brexit, shtohet mundësia pёr njё dalje pa marrëveshje

Ministri britanik i shtetit dhe i ngarkuar pёr Brexitin Michael Gove insiston pёr afatin e daljes nga BE-ja mё 31 tetor. Qeveria britanike pas dёshtimit nё parlament i kёrkoi zyrtarisht BE-sё njё shtyrje tё afatit. Kryeministri Boris Johnson tha megjithatё qё ende shpreson pёr daljen deri nё fund tё tetorit. Por ministri i shtetit Gove deklaroi, se me shtyrjen e vendimit nё Parlament pёr marrёveshjen e Brexit-it ёshtё shtuar rreziku pёr njё dalje pa marrёveshje. Edhe një ditë më parë vazhduan konsultimet me pjesё tё qeverisё pёr tё pёrgatitur me intensitet ndihmёn e „”Operation Yellowhammer”. Dokumenti “Yellowhammer” pёrmban parashikime, se si mund tё realizohet pa marrёveshja dalja nga BE-ja. Ekspertёt paralajmёrojnё pёr protesta dhe cёnim tё rendit publik, rradhё tё gjata pёr kamionёt nё kanalin e Lamanshit dhe ngushtica nё furnizimet me ushqime dhe medikamente.

Marketing
Marketing