Brezovicë: Një person pëson arrest kardiak, intervenon ekipi i Shoqatës së Kosovës së Kërkim-Shpëtimit (VIDEO)

Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka intervenuar në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Marketing

“Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtimi ka intervenuar në qendrën e skijimit në Brezovicë. Pas një arresti kardiak të një qytetari është bërë e mundur transporti deri në autoambulancën e cila kishte vështirësi për të arritur deri në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur Shoqata në një postim në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

Si pasojë e reshjeve të pa ndërprera të borës në qendrën e skijimit në Brezovicë, është shkaktuar një ortek afër kësaj qendre, i cili ka bllokuar automjetet, ka njoftuar ekipi i kërkim-shpëtimit.

Marketing