Brighton është befasia e mbrëmjes, mposht Tottenhamin

Brighton ka bërë befasinë e mbrëmjes duke mposhtur Tottenhamin.

Marketing

Vendasit fituan me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm e shënoi Trossard pas asistimit të Gross, gol i cili për Brightonin vlen tri pikë tejet të vlefshme.

Nëse bazohemi në statistikat e ndeshjes, mysafirët dominuan në posedimin e topit, mirëpo në gjuajtjet në portë dukshëm më të mirë ishin skuadra e Brightonit.

Te vendasit në stol qëndroi gjatë tërë ndeshjes edhe talenti kosovar, Andi Zeqiri.

Pas kësaj humbje, Tottenhami renditët në pozitën e gjashtë me 33 pikë, plotë 11 më pak se lideri City, derisa Brighton zë vendin e 17-të me 21 pikë.

Marketing