Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë më optimistë për dallim nga qytetarët e tjerë në botë lidhur me politikat ndërkombëtare që i zhvillojnë katër superfuqitë e mëdha – SHBA-ja, Rusia, Kina dhe Bashkimi Evropian, tregon investigimi që është bërë në periudhën prej 22 nëntorit deri më 6 dhjetor, që vjet e ka zbatuar agjencia “Brima” si anëtare e “Gallup International“.
Të anketuarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut konsiderojnë se politikat e jashtme të SHBA-së, Rusisë dhe Kinës janë kërcënuese dhe e destabilizojnë botën, ndërsa trend pozitiv kanë për BE-në, respektivisht 62 për qind e gjithsej 1.212 të anketuarve konsiderojnë se politikat e jashtme të BE-së e stabilizojnë botën.
Në nivel botëror, prej gjithsej 52.494 qytetarë të anketuar, 65 për qind kanë mendim negativ për rolin e SHBA-së, ndërsa 52 për qind për Rusinë. Vetëm një prej katër personave besojnë se politikat e jashtme të këtyre dy fuqive botërore kanë ndikim stabilizues ndaj botës.
Anketimin në shkallë botërore e ka bërë “Gallup international” në partneritet me WIN. Është përfshirë rreth dy e treta e popullsisë globale në 50 shtete.