Ballina Lajme Botë Britania e Madhe lehtëson rregullat e udhëtimit

Britania e Madhe lehtëson rregullat e udhëtimit

Nuk do të ketë më teste të dyfishta negative për ata që udhëtojnë ose kthehen në Britaninë e Madhe, vendosi qeveria britanike e kryeministrit, Boris Johnson.

Marketing

Detyrimi i një testi të dyfishtë negativ për udhëtarët, një i bërë në vendin e origjinës jo më herët se 48 orë nga nisja dhe një në ditën e dytë të mbërritjes, ishte vendosur vetëm muajin e kaluar në përpjekje për frenimin e Omicron.

Por, tashmë, këto norma janë rishikuar sepse ky variant tashmë është bërë dominues në ishull, si në shumë vende të tjera.

Rregulli i ri parashikon që vetëm detyrimi i një tamponi molekular të kryhet në vend pas mbërritjes, të paktën për personat që kanë përfunduar dozat e vaksinave.

Ky është një lehtësim i mirëpritur për transportuesit ajrorë si dhe për industrinë e turizmit në përgjithësi, të cilët kanë kritikuar ashpër shtrëngimin e vendosur në dhjetor.

Marketing
Exit mobile version