Ballina Lajme Botë Britania: Kina po përgatitet të dërgojë ndihmë ushtarake në Rusi

Britania: Kina po përgatitet të dërgojë ndihmë ushtarake në Rusi

Britania e Madhe ka akuzuar Kinën se po furnizon me armë Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës. Për Sekretarin britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, perëndimi duhet të shqetësohet.  Shapps nuk dha asnjë provë, por shtoi se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kishte pasur një rritje prej 64% në tregtinë midis dy vendeve.

Marketing

“Ne duhet të shqetësohemi për këtë sepse në fillim të kësaj lufte, Kina donte të paraqitej si një ndërmjetës me ndikim” te presidenti rus Vladimir Putin”, tha Shapps.

Për këtë deklaratë, Kina nuk dha asnjë reagim, por më herët Ambasada kineze në SHBA u përpoq të theksonte se Pekini nuk furnizon Rusinë me armë, duke shtuar se ka një qëndrim neutral sa i përket luftës.

Putin vizitoi Kinën në fillim të këtij muaji, ku ai dhe presidenti kinez Xi Jinping njoftuan fillimin e një “epokë të re” të bashkëpunimit.

Exit mobile version