Britma e ulërima, momenti kur trajneri i cirkut sulmohet nga luani (VIDEO)

Një video tronditëse është duke qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale. Në video dallohet moment kur një trajner në Rusi sulmohet dy herë nga luanët, teksa ishin duke performuar brenda një cirku.

Marketing

Nga pamjet duket se gjatë një momenti të shfaqjes, dy luanë po performonin përpara turmës, kur papritur, njëri prej tyre iu sul trajnerit.

Trajneri i cili është munduar të mbronte veten duke e goditur kafshën më shkop nuk ia ka dal dhe më pas, u nevojit edhe ndihma e kolegëve që të kalonte situatën pa lëndime.

Duket se sulmi ka shkaktuar frikë dhe panic tek publiku i cili dëgjohet në video që bërtet.

“Rastet si kjo sot janë shumë të rralla, por kafshët janë kafshë, kurrë nuk i dihet”, është shprehur për mediat trajneri i kafshëve.

Marketing