Britney Spears tregon gishtin e fashuar pasi kërceu me thika

Postimi i fundit i Britney Spears ka ngjallur shqetësim te publiku.

Marketing

Postimi i fundit i këngëtares pop në rrjetet sociale erdhi pasi një video të saj duke kërcyer me thika u bë virale dhe policia u thirr në shtëpinë e saj për një kontroll sigurie, shkruan The Sun.

Në videon në Instagram të postuar të hënën, Britney kërceu dhe këndoi së bashku me Daddy Lessons të Beyonce me shumë pak veshje dhe çizme.

Fansat vunë re se dhoma e ndenjes në shtëpinë e saj prej 7.4 milionë dollarësh në Los Angeles, Kaliforni ishte në rrëmujë në video.

Kishte çizme të bardha, peshqirë dhe mbeturina të shpërndara në dysheme, së bashku me atë që dukej të ishte një fasho e përdorur vetëm disa metra larg vendit ku ajo po kërcente.

Britney gjithashtu e bëri të qartë se ajo kishte gishtin e saj tregues të mbështjellë me fasha të bardha.