Ballina Lajme Maqedoni Bruksel, zëvendëskryeministri Osmani në takime me Mogerinin dhe Hanin

Bruksel, zëvendëskryeministri Osmani në takime me Mogerinin dhe Hanin

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani po qëndron në Bruksel, ku do të mbajë takime pune me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogerini, si dhe me eurokomisarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han.

Marketing

Osmani do të mbajë brifing me përfaqësuesit e Grupit punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor/Zgjerim (KOVEB/KOELA), do të merr pjesë edhe në brifingun më me ndikim think-tank, Qendër për Politikë Evropiane (EPC) në temë: “Maqedonia e Veriut në rrugë drejt BE-së: “Houm ran” në negociata për aderim?”.

Në margjinat e vizitës, Osmani do të marrë pjesë edhe në Konferencë në temë: Siguri në EJL – siguri nëpër Evropë” nën organizimin e Fondacionit Hans Sejdel (Hanns Seidel Foundation).

Nga Brukseli, Zëvendëskryeministri Osmani do të udhëtojë për në Vjenë ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Ministrave për Çështje Evropiane nga vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet nën ombrellën e Ministrit Federal për Çështje Evropiane të Austrisë, në zyrën e Kancelarit Federal, Gernot Blumel.

Marketing
Exit mobile version