Buçkovski: Udhërrëfyesi është një nga veglat për intensifikim të realizimit të Marrëveshjes për bashkëpunim dhe miqësi

Udhërrëfyesi duhet të jetë një nga veglat për intensifikim të realizimit të Marrëveshjes për bashkëpunim dhe miqësi, thotë në deklaratë për TV Telma i dërguari special i Qeverisë në bisedat me Bullgarinë, Vllado Buçkovski.

Marketing

“Në komunikimin intensiv që e bëjmë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë pritjet nga ana jonë është t’i marrim vërejtjet eventuale dhe propozimet plotësuese për plan aksionar. Do të thotë, udhërrëfyesi ose karta rrugore, ashtu siç e quajnë, duhet të jetë një nga veglat për intensifikim të realizimit të Marrëveshjes për bashkëpunim dhe miqësi. Mendoj se atë duhet ta marrim tashmë pas Vitit të Ri, që do të ishte një impuls pozitiv se do të kemi shans të ri, më serioz do të thoja para zgjedhjeve parlamentare të shohim nëse mundemi të gjejmë kompromis për disa çështje të hapura”, deklaroi Buçkovski.

Ekipi ynë, thotë Buçkovski, intensivisht koordinohet, bëjmë përpjekje të jemi proaktiv, të tregojmë gatishmëri nga ana jonë edhe krahas zhgënjimeve se nuk ka anulime.

“Kryesia portugeze është shans i ri. Para zgjedhjeve në Bullgari do të bëjmë përpjekje t’i definojmë dhe jam i bindur se do t’i definojmë këto çështje të cilat janë më prioritare ta kthejmë besimin”, deklaroi Buçkovski për TV Telma.