Në emisionin Klan Debat, ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani tha se nuk jam i shqetësuar për pozicion dhe se çdo gjë që i ndodh BDI-së qytetarët e ndjejnë dhe nuk duan ti ndodhë asgjë kësaj organizate të madhe kombëtare.
”Nuk diskutohet, rastësisht njerzit e vlersojnë dhe e çmojnë BDI-në, është organizata më e suksesshme jo vetëm në RMV por edhe më gjërë, ka bërë sërë aktivitetsh për ti fragmentuar shqiptarët në parti politike qytetesh. Me mençurinë politike të Ali Ahmetit është krijuar kjo organizatë që është vlerë dhe aset kombëtar, çdo gërvishtje në BDI merret me frikë nga qytetarët” – tha Osmani. /KlanMacedonia/