Bujar Osmani dhe Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, kanë vizituar sot me rastin e festës së Fitër Bajramit familjen e ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshit, i cili ndodhet në paraburgim për hetimet në rastin e zjarrit në Koçan.
Osmani teksa ka shpërndarë fotografi nga kjo vizitë, shkruan se Kreshniku është i fortë dhe i drejt, ndaj së shpejti do të kthehet.
Reagimi i plotë:
Gëzuar Bajramin, KRESHNIK!
Së bashku me Valbonën, Albinën dhe Arbrin, dhe me familjet tona, për Bajram tek Yllka, Hana dhe Trim Bekteshi si dhe prindërit e Kreshnikut.
Bajrami është një festë e shenjtë që simbolizon mëshirën, bashkësinë, mbështetjen, bujarinë dhe mirënjohjen.
Por mbi të gjitha, Bajrami na kujton qëndrueshmërinë tonë për t’u përballur me sfidat e jetës, duke na mësuar durimin dhe pjekurinë.
Sot është dita e duhur për të treguar se jo vetëm Kreshniku, por e gjithë familja Bekteshi ka mbështetjen tonë.
Jo vetëm sepse është një mik i vërtetë, jo vetëm sepse është pjesë e familjeve tona, por sepse është padrejtësisht i akuzuar dhe akoma më padrejtësisht i ndarë nga familja e tij.
Kreshniku është i fortë, i guximshëm dhe mbi të gjitha një njeri i drejtë—prandaj shumë shpejt e presim përsëri pranë nesh!
Marketing
