Ballina Sport Bukayo Saka për Granit Xhakën: Kam respekt për të!

Bukayo Saka për Granit Xhakën: Kam respekt për të!

Kombëtarja e Anglisë mposhti Zvicrën pas penalltive në çerekfinale të Euro 2024.

Marketing

Bukayo Saka, njeriu i ndeshjes – foli për Granit Xhakën, të cilin e ka pasur bashkëlojtar te Arsenali.

Saka thotë se Xhaka është një lojtar fantastik dhe se ka respekt të veçantë për të.

“Graniti ka fituar mjaft tituj këtë sezon. Ai është një lojtar fantastik dhe një person i mirë. Tregon edhe përulësia e tij. Ai erdhi të na përshëndeste të gjithëve pas ndeshjes.

“Kam shumë respekt për të dhe e admirojë shumë atë dhe Zvicrën”, tha Saka pas ndeshjes.

Kujtojmë që Granit Xhaka deklaroi pas takimit se luajti i lënduar në këtë takim.

Marketing
Exit mobile version