“Buldozeri” i diplomacisë amerikane sot në Shkup

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metju Palmer sot mbërrin për vizitë në Shkup, pasi që iu dha dritë jeshile hapjes së Kushtetutës për të kaluar ndryshimet kushtetuese për emrin e ri Maqedonia e Veriut.

Marketing

Ambasada amerikane ka bërë të ditur se Palmer vjen për të shprehur mbështetjen amerikane për Marrëveshjen e Prespës dhe për të vazhduar procesin e reformave dhe agjendës që çon vendin drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Palmer konsiderohet si një diplomat karriere dhe si “buldozer” i diplomacisë amerikane që ka arritur të ketë një respekt në politikën e jashtme.

Ai në Shkup do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, kryeparlamentarin Talat Xhaferi, ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov si dhe përfaqësues të partive politike.

Palmer tre ditë më parë para votimit në Kuvendin e Maqedonisë porositi që të pranohet Marrëveshja e Prespës dhe të implementohet në tërësi, duke qenë rruga e vetme për integrimin e vendit në NATO dhe BE.

Departamenti amerikan i shtetit shprehur mirënjohje dhe mbështetje për Shkupin pas dhënies dritë jeshile të ndryshimeve kushtetuese për emrin. Por pak ditë më parë, Ves Miçell, ndihmës sekretari tjetër i Departamentit Amerikan përmes një letre publike shprehu zhgënjimin amerikan për liderin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski, duke i bërë thirrje që të lë deputetët të votojnë ndryshimet kushtetuese dhe të mbështetet Marrëveshja e Prespës.

Marketing