Bullgaria do të mbyllë 28 qendra për kujdes të shëndetit mendor pas kritikave evropiane

Bullgaria ka thënë se do të mbyllë brenda një dekade 28 qendra për personat me probleme mendore dhe ata me nevoja të veçanta, pasi Këshilli i Evropës ka kritikuar ashpër kushtet në këto institucione.

Marketing

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka nisur një deklaratë më 4 dhjetor, duke thënë se planifikon të mbyllë qendrat deri më 2027, për shkak të kushteve të këqija, duke përfshirë dhunën kundër pacientëve dhe keqpërdorimin me ilaçe.

Komiteti i Këshillit të Evropës i ka bërë thirrje Bullgarisë që të ndalojë përdorimin e zinxhirëve për të ndalur individët në qendrat për kujdes të shëndetit mendor, duke e cilësuar këtë praktikë “krejtësisht të papranueshme”.

Komiteti ka thënë në raportin e vet se një delegacion i tij ka vizituar disa qendra dhe ka dëgjuar pretendime se stafi “ka goditur” pacientët.