Kriza politike në Bullgari çon në një qeveri të përkohshme dhe në zgjedhje të reja legjislative më 11 korrik, konfirmoi presidenti Rumen Radev.
Nesër kreu i shtetit duhet të shpërndajë Parlamentin dhe të emërojë një ekzekutiv të përkohshëm për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.
“Kjo është detyra dhe e drejta ime në kuadër të Kushtetutës. Data e zgjedhjeve është 11 korriku. Ne nuk mund të shpërndajmë Asamblenë Kombëtare para 11 majit”, theksoi Radev.
Më 5 maj, Partia Socialiste bullgare (BSP) riplanifikoi mandatin për formimin e një qeverie pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare më 4 prill.
Kjo ishte përpjekja e tretë e dështuar për të formuar një qeveri pas dorëheqjes gjithashtu nga Gerb të kryeministrit në ikje, Bojko Borisov, i cili fitoi zgjedhjet por mbeti i izoluar në parlament sepse ishte e pamundur të kishte një shumicë.