Ballina Lajme Rajon Bullgaria nuk pranon ndërmjetësimin e Orbanit

Bullgaria nuk pranon ndërmjetësimin e Orbanit

Marrëveshja evropiane me Republikën e Maqedonisë është e qartë. Bullgaria nuk ka nevojë për ndërmjetës në këtë proces. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë Teknike të Bullgarisë, Ivan Kondov për BGNES, duke komentuar ndërmjetësimin e ofruar nga kryeministri hungarez Viktor Orban për tejkalimin e problemeve mes Sofjes dhe Shkupit.

Marketing

Orban sot pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Hristijan Mickoski në Ohër, deklaroi se Hungaria është e gatshme të shfrytëzojë presidencën me BE-në dhe të ndërmjetësojë në çështjen me Bullgarinë.

Nëse palët janë të gatshme të pranojnë Hungarinë si ndërmjetëse, do ta shohim. Është punë e tyre, por ne jemi të gatshëm dhe duam të punojmë për të gjetur një zgjidhje që i përshtatet edhe Maqedonisë edhe Bullgarisë. Por kjo është punë e palëve në konflikt, ne jemi këtu për t’i ndihmuar ata – tha Orban.

Lidhur me ndarjen nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Orban tha se ishte një gabim i madh dhe tha se vendi duhet të nisë negociatat për anëtarësim në BE deri në fund të vitit.

Është e vështirë të kuptohet se një komb po mashtron vazhdimisht veten duke filluar negociatat e anëtarësimit dhe më pas të gjitha ato vende me të cilat ka hyrë në këtë proces po përparojnë dhe po mbahen në plan të dytë, tha kryeministri hungarez.

Marketing
Exit mobile version