Bundesliga dhe Serie A më të fortat në UEFA, sigurojnë edhe vendet e pesta në Ligën e Kampionëve

Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve 2024/25 do të jetë për herë të parë me një format të ri, ku do të marrin pjesë 36 ekipe, me dy nga katër vendet shtesë që do të plotësohen nga vendet europiane të performancës.

Marketing

Momentalisht Serie A dhe Bundesliga janë dy ligat më të forta në shtëpinë më të madhe të futbollit në Europë, UEFA, shkruan Indeksonline

Kjo do të thotë, se Serie A dhe Bundesliga do t’i ketë nga pesë ekipe në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri 2024/25.

Siç qëndrojnë tabelat në këto liga, Roma dhe Borussia Dortmund mund ta sigurojnë kualifikimin direkt nga vendi i pestë në Ligën e Kampionëve.

Liga e tretë më e mirë është Premier League, kurse Spanja ësht në pozitën e 4-të me 15.062 pikë.

Marketing