Bundestagu: Dera për në BE nuk është e mbyllur, vazhdoni me reforma

Pas vendimit negativ për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zëvendës kryetari i grupit parlamentar të CDU/ CSU Johann Wadephul dhe raportuesi kryesor Christian Schmidt kanë dhënë një deklaratë zyrtare.

Marketing

Wadephul deklaroi se dy vendet e zhgënjyera nga vendimi duhet “të marrin votën negative të Këshillit Europian si incentiv për të vazhduar angazhimin për reformat. Po të vazhdojnë, Parisi nuk do të ketë mundësinë të bllokojë negociatat për anëtarësim një herë të dytë. Gjermania mbetet pro perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Ndërkohë, për raportuesin Schmidt, “vendimi negativ i Këshillit Europian duhet të rishikohet, dhe lidhja midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në nuk mund të bllokohet. Jemi të bindur që për çdo vend të Ballkanit Perëndimor ka një vend në BE, po të përmbushin kriteret. Vendimi me kushte të Bundestagut në shtator, që përcakton kriteret për çeljen e negociatave, tregon një rrugëtim që mund të jetë i duhuri edhe për miratimin” e vendeve me dyshime si Danimarka dhe Holanda.