Buraku dhe Grupi Fama publikuan projektin e ri muzikor.
Burak Vehapi dhe Grupi Fama publikuan sot projektin e ri muzikor me titull “S’ka dasmë”.
Për tekstin dhe muzikën u kujdes Valon Biba, orkestrimin e bëri Valon & Doan, ndërsa për videoklipin është kujdesur MProduction.
Balada e Burakut dhe grupit të tij vjen pikërisht në kohën kur në Kosovë janë ndaluar ahengjet me më shumë se 50 persona, për shkak të pandemisë COVID-19.
Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor nga Buraku dhe Grupi Fama me titull “S’ka dasmë”.