Burg me kusht për ish kreun e komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq

Për shkak se dhanë deklarata të rremë dhe kështu kanë penguar drejtësinë në rastin “Talir” të ish Prokurorisë Speciale Publike, ish-kryetari i Komunës së Qendrës dhe pronar i “Tinex”, Vlladimir Todoroviq dhe bashkëshortja e tij u ranë dakord me Prokurorinë dhe ndaj tyre është shqiptuar masë alternative–dënime me burgim me kusht prej dy vitesh, njofton Prisma. Ata do të duhet të paguajnë edhe shpenzime të gjyqit prej 3000 denarëve.

Marketing

Kjo është hera e dytë që ish-kryetari i Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq, i shmanget gjykimit të drejtpërdrejtë.

Më herët në vitin 2018, pas procedurës hetimore të kryer nga Policia Financiare, ai n; buxhet ktheu 436 mijë euro për shkak se e ka dëmtuar komunën me ndërtimin e urës barok “Syri”, e cila është pjesë e projektit “Shkupi 2014”.