Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vizitës së ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, sot në Kosovë.
Rama i cili ka një miqësi të ngushtë me Thaçin, pati një reagim të shkurtër. Ai publikoi një fotografi të Thaçit, përbri së cilës shkroi “Burrë” dhe ia bashkëngjiti një figurë të shqiponjës.
Thaçi qëndroi për vizitë në Kosovë ku e vizitoi babanë e tij në QKUK, i cili nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai po ashtu në spital e takoi edhe nënën dhe gruan e tij.