Blendi Fevziut i vjedhin identitetin.
Gazetari dhe moderatori është përballur së fundmi me një situatë aspak të këndshme.
Një mjek nga Brazili e ka njoftuar se identiteti i tij po keqpërdoret nga dikush në Brazil, i cili shtiret si i pasur dhe kërkon grua. Madje pretendon se ka edhe një pasaportë me emrin e moderatorit, duke keqpërdoruar edhe fotot e tij.
Blendi ka publikuar edhe profilin e mashtruesit duke i lajmëruar të gjithë se bëhet fjalë për një profil falso.
“Përshendetje Blendi. Unë jam brazilian, mjek obstetër dhe gjinekologu. Po ju kontaktoj për t’ju informuar se fotot dhe imazhi juaj përdoret si një burrë fallco për të vjedhur femra braziliane. Nëna ime ishte një nga viktimat. Banditët kanë marrë foto nga Instagrami juaj duke ndryshuar emrin. Ata shtiren si një i vetumar i pasur që po kërkon për grua. Tani do t’ju tregoj fotot që i dërguan nënës simë,”- shkruhet në mesazhin që mjeku i ka dërguar Blendi Fevziut.