Burri rreth të 30’ave vdes pasi piu një shishe alkool në 2 minuta për ta fituar një bast

Një burrë ka vdekur pasi piu një shishe të tërë Jaegermeister në vetëm dy minuta për të fituar një bast prej 10 £ në një dyqan pijesh alkoolike në Afrikën e Jugut.

Marketing

Banori i zonës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka pirë të gjithë shishen e alkoolit dhe është rrëzuar në tokë.

Ai vizitoi dyqanin në fshatin Mashamba në Limpopo dhe mori pjesë në sfidën për të parë se kush mund të pinte më shpejt një shishe.

Pasi u rrëzua në tokë, burri, i moshës 25-30 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital ku u shpall i vdekur.

Tani është hapur një hetim për vdekjen e tij.

Pamjet e shpërndara në internet tregojnë njerëzit që brohorasin dhe duartrokasin teksa ai gëlltiti digestivin gjerman.