Bursa për studentët, Kajolli: Prioritet kategoritë e rrezikuara sociale

Shoqata e Arkitektëve ofron bursa për ti mbështetur arkitektët e ardhshëm të Universitetit “Nënë Tereza”, i cili funksionon me pesë fakultete kryesisht të shkencave teknike-teknologjike të ndërtimtarisë dhe arkitekturës.

Marketing

Është bërë seleksionimi i studentëve të cilët do të marrin bursa, por akoma nuk janë shpërndarë të njëjtat. Gjatë javës së ardhshme do të nënshkruhet kontrata për financim të studimeve gjate viti të parë akademik 2018/2019, por për ta ruajtur bursën studentët duhet që notën mesatare ta mbajnë mbi 8.5.

“Këtë vit shoqata e arkitektëve, kanë vendosur të na ndihmojnë me dhjetë bursa për fakultetin e ndërtimtarisë. Kryesisht kriteret për fitimin e bursave janë të ngjajshme me bursat shtetërore. Kemi katër lloje të bursave: 4000 den, 3000, 2000 dhe 1500 denarë. Nxënësit të cilët vinë nga shkolla e mesme me sukses të shkëlqyeshëm do të marrin bursë prej 4000 denarëve pra me pesë 00, prej 3000 den do të marrin ato nga 4.8 deri në 5, prej 2000 den do të marrin ata nga 4.5 deri në 4.8 dhe 1500 den prej 4 deri në 4.5”, tha Bujar Kajolli, sekretar i përgjithshëm në UNT.

Sipas Kajollit, Ministria dhe të gjitha ata që shpërndajnë bursa duhet tu japin prioritet kategorive të rrezikuara sociale sepse kushtet financiare ndikojnë në notën mesatare. Ndërsa në UEJL ofrohen këto programe për mbështetje financiare: program I “bursave meritore”, programi”puno dhe studijo” si dhe “sponzorime nga komuniteti i biznesit”.

“Programi për bursa meritore I mbështet të gjithë kandidatët që gjate shkollimit të mesëm ka arritur sukses të shkëlqyeshëm me notë 5-00, kjo bursë mbulon 50% të kostos për shkollim. Ndërsa kandidatët me mesatare 4.5 ju paguhet 30% e pagesës vjetore për shkollim. Program puno dhe studio është shumë unik, përveç përkrahjes financiare studentëve ju kanë mundësi të marrin përvojë në punë në shërbimet e ndryshme të universitetit. Kemi komunitetin e biznesit, kompani vendore dhe të jashtme, I sponzorojnë studentët në programe specifike sipas preferences që kanë dhe ua mbulojë shkollimin 100%, këto student pastaj kanë mundësi punësimi te e njëjta kompani”, tha Abaz Selmani, drejtor i shërbimeve studentore UEJL.

Përkrahej financiare për vitin 2018/2019 në UEJL janë të planifikuara rreth 300.000 euro mjete për përkrahje financiare, gjithsej do të suportohen 470 student ose 25% e studentëve të rregullt në ciklin e parë të studimit, tha Selmani.

Ministria e Arsimit në nivel republikan ofron rreth 500 bursa për studentët, duke përfshirë këtu të gjitha universitetet. Secili student prej ministrisë merr nga 2000 denarë në muaj, por aty nuk përfshihen studentët e vitit të parë akademik.

Marketing