Bushati: Masakër elektorale, shkeljet dolën edhe në raportin e OSBE-ODIHR

Analisti Andi Bushati, thotë se ka ndodhur një masakër elektorale, që sipas tij ka nisur nga PS prej kohësh dhe që është finalizuar me procesin e votimit dhe numërimit të votave deri tani.

”Besoj se duket qartë nga shifrat e deri tanishme dhe rezultati është i pakthyeshëm. Është konfirmuar se në 25 prill do të kishte një masakër elektorale. Sot jemi në pikën ku masakra ka ndodhur. Masakra ka ndodhur prej kohësh, ka ndodhur videot e fundit vazhdon të jetë në veprim dhe të ndodhë”, u shpreh Bushati për ”EuroNews Albania”.

Po ashtu ai nuk la pa përmendur atë që e quajti “skandalin” e fundit me database të PS, ku kishte të dhëna konfidenciale të më shumë se 910 mijë qytetarëve, gjë që u raportua sot edhe në raportin e OSBE-ODHIR, së bashku me fenomenin e blerjes së votës. ‘

Marketing

‘Më shumë se video kanë dalë skandale të tjera ku 910 mijë të dhëna të qytetarëve të Tiranës janë vjedhur dhe janë përdorur nga PS për të shantazhuar. Doli edhe në raportin e OSBE-ODIHR. Vjedhja e votave ishte sot në raportin e OSBE-ODHIR“,- tha Bushati.

Andi Bushati përmendi gjithashtu disa materiale që ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, ku pretendohet se manipulohen votat duke i quajtur të pavlefshme ose duke i shtuar te votat e Partisë Socialiste.

Marketing