Butrinti e ka marrë seriozisht palestrën.
Butrint Imeri duket se kohën që nuk është i angazhuar me koncerte po e shfryëzon në formësimin e fizikut.
Ai viziton vazhdimisht palestrën, ndërsa kohë pas kohe ndan me ndjekësit fotografi ku shihet duke ushtruar.
Njësoj veproi edhe së fundi, ku postoi një foto, në të cilën u shfaq në një kënd të palestrës duke treguar muskujt.
Butrinti ka muaj që nuk ka sjellë ndonjë këngë të re, por pritet të rikthehet së shpejti me një projekt.
“Phantom” mbetet kënga e fundit e tij, e vizualizuar edhe me klip.