Pas spektaklit të mbrëmshëm në BBVA, Butrinti ka postuar një fotografi të Kiarës në InstaStory.
Artisti shpërndau një imazh nga profili i saj dhe nëv kokë i vendosi një ’emoji’ kurore që ka kuptimin e mbretëreshës.
Veprimi i këngëtarit vjen pas një sërë dinamikash në shtëpinë e famshme që është përfshirë pikërisht Kiara.
Moderatorja që nga hyrja në shtëpinë e famshme ka qenë në fokus të banorit tjetër, këngëtarit Luiz Ejlli, i cili po tenton në çdo mënyrë që ta bëjë për vete.
Ndërkohë, historinë e dashurisë me Butrintin, Kiara e ka përmendur me disa prej banorëve.
Pa e përmendur emrin e tij, Kiara tha se këngëtari ‘ka qenë personi i duhur në kohë të gabuar’.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat mes tyre, nëse Butrinti e ka bërë për të marrë pak vëmendje nga ky edicion, apo mund të ketë ende diçka mes tij dhe prezantueses.