Butrint Imeri uron prindërit me rastin e 31 vjetorit të martesës

Këngëtari ka publikuar imazhe në rrjete sociale.

Ai ka ndarë dy fotografi në storien e tij në Instagram derisa shihen prindërit e tij tejet të lumtur krahë njëri-tjetrit.

Butrint Imeri publikon postime të shumta në rrjete sociale dhe nuk ka hezituar të ndajë edhe një moment dedikuar babait dhe nënës.

Marketing

“Urime 31 vjetori i martesës, nënë dhe baba”, ka shkruar këngëtari në dy imazhet e postuara.

Ndryshe, Butrint Imeri së fundi ka pauzuar sa i përket projekteve muzikore dhe ende nuk ka paralajmëruar të reja për fansat e tij.

Image

Marketing